Nani u godit keqazi, Ferguson do t’i reagonte ashpër

Futboll

Nani u godit keqazi, Ferguson do t’i reagonte ashpër

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:18
Nani e Ferguson

Sir Alex Ferguson zgjidhte gjithmonë lojtarët që do të sillte në Manchester United. Nuk kishte asnjë shans që dikush të dilte në fushë dhe nuk jepte gjithçka nga vetja.

Ish-lojtari i Djajve të Kuq, Patrice Evra tregon se Sir Alex nuk i ka pëlqyer shumë sjellja e futbollistit portugez Nani dhe zbulon detajet e ndeshjes kundër Liverpool-it në vitin 2011, kur portugezi mori një goditje.

“Të kujtohet sesi Jamie Carragher e preu Nanin në Anfield?”, pyeti Evra-Rio Ferdinand dhe vazhdoi historinë.

“Mbaj mend që ai për pak i theu këmbën.

Ne filluam një përballje me lojtarët e Liverpool-it. Paul Scholes erdhi dhe pa Nanin duke qarë dhe i tha atij ‘nuk ka gjë, le të vazhdojmë’”, tregon Evra.

Sir Alex Ferguson më pas hyri në skenë. Ai nuk i duroi qarjet në fushë dhe i dha Nanit një mesazh të qartë.

“Shpresoj që të të thyhen këmbët. Shpresoj shumë që të jenë thyer”, tregon Evra fjalët e të famshmit Sir Alex dhe vazhdon rrëfimin.

“Kur sheh dikë duke qarë në Anfield, është e papranueshme. Ferguson gjithmonë donte të ‘vriste’ Nanin.

Ai i tha atij se nuk mund të ishte lojtar i United dhe ta bënte këtë.

“Pas kësaj, Ferguson i dha dy javë pushim për t’u rikuperuar.

Të gjithë në atë ekip ishin gati ta vrisnin”, tregon Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat