Humbën jetën 135 persona në stadium, jepet vendimi për fajtorët

Futboll

Humbën jetën 135 persona në stadium, jepet vendimi për fajtorët

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:00
Pamje nga trazirat

Një gjykatë indoneziane ka dënuar me burgim dy nga ata që konsiderohen përgjegjës për organizimin e një ndeshjeje futbolli tetorin e vitit të kaluar, ku humbën jetën 135 persona.

Të dy u shpallën fajtorë për pakujdesi.

Tragjedia ndodhi në tetor 2022, kur tensioni në tribuna gjatë ndeshjes Arema-Persebaya u zhvendos në fushë dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës.

Filloi paniku dhe mijëra njerëz u përpoqën të arratiseshin nga dyert e rrethimit, por disa prej tyre u shtypën.

Shumë vdiqën nga trazirat në stadium.

Njëri nga organizatorët, Abdul Haris, u shpall fajtor për pakujdesi dhe u dënua me një vit e gjysmë burg (Prokuroria Publike kërkoi 6 vjet); Suko Sutrisno, një nga rojet e sigurisë në stadium, u shpall gjithashtu fajtor për neglizhencë dhe u dënua me një vit burg.

Më vonë do të dënohen edhe tre policë të tjerë, të cilët u gjykuan për dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat