Gjiganti italian interesohet për Vedat Muriqin

Futboll

Gjiganti italian interesohet për Vedat Muriqin

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:31
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po e kalon njërin prej sezoneve më të mira të karrierës.

E kjo ka bërë që sulmuesi kosovar të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Kohëve të fundit, interesim për përfaqësuesin e Kosovës kishin shfaqur klubet e Premierligës dhe të La Ligës.

Por, tash duket se listës i është shtuar edhe një klub nga Serie A.

Nuk bëhet fjalë për Lazion, ku “Pirati” e pati një eksperiencë dëshpëruese, por për Interin.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, “Nerazzurri” po planifikojnë ta transferojnë sulmuesin e Mallorcës në vend të Romelu Lukakut dhe Joaquin Correas, që pritet të largohen nga Milano.

Krahas ish-futbollistit të Fenerbahçes, Zikaltrit janë të interesuar edhe për Eden Hazardin e Real Madridit.

Muriqi i ka realizuar 10 gola në këtë sezon me Mallorcan dhe është njëri prej golashënuesve më të mirë në La Liga deri tash.

Ai kishte shkëlqyer me ekipin ishullor edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kur ishte huazuar nga Lazio, pasi e kishte shpëtuar Mallorcën pa rënë nga liga.

Edhe pse vetë futbollisti ka thënë se ndihet i lumtur në Mallorca dhe se nuk po mendon të largohet dhe përkundër faktit se është bërë mjaft i dashur për tifozët e këtij klubi, futbollit nuk i dihet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat