Kumbulla: Është e pamundur të mos japësh gjithçka në fushë

Futboll

Kumbulla: Është e pamundur të mos japësh gjithçka në fushë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:33
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla shënoi sot golin që hipotekoi fitoren e Romës kundër Real Sociedadit në duelin e vlefshëm për Ligën e Europës.

Mbrojtësi shqiptar shfrytëzoi një top të hedhur në zonë nga goditja e këndit nga Dibala dhe me kokë e çoi në rrjetën kundërshtare. 

Pas golit të shënuar Kumbulla dha një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Sky Sport”, teksa ndër të tjera deklaroi:

“Goli ishte një emocion i papërshkrueshëm për mua. Gjithmonë ka qenë synimi im të shënoj një gol nën “C*rva Sud”.

E kam bëra nën “Curva Nord”, por kjo ka një shije tjetër, edhe sepse ishte e dobishme dhe shpresoj të jetë i dobishëm për ndeshjen e dytë.

Jemi të pathyeshëm në mbrojtje falë të gjithë skuadrës, jo vetëm repartit difensiv, por edhe sulmuesve që na japin një dorë. Sigurisht edhe falë mbështetjes së tifozëve.

Me këta tifozë është e pamundur të mos japësh gjithçka në fushë e lojës.

Unë gjithmonë kam punuar shumë në stërvitje. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin dhe sot jam shumë I lumtur”, u shpreh Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat