Jordan dhe Lamela ndëshkojnë Fenerbahcen

Futboll

Jordan dhe Lamela ndëshkojnë Fenerbahcen

Nga: K.G. Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:53
Jordan

Futbollistët Jordan e Lamela janë autorë të golave të fitores së Sevillës, me rezultat 2:0 ndaj Fenerbahces.

Në minutën e 56-të, Jordan me dinakërinë e tij, tund rrjetën e skuadrës turke.

Lamela në minutën e 85-të ka realizuar, duke e thelluar fitoren në 2:0. 

Kjo fitore nuk i premton asgjë skuadrës spanjolle për në Stamboll, por ka një epërsi të mirë.

Nga ana tjetër, Fenerbahce ka mundësi reale që të përmbys këtë humbje në Stamboll dhe të kualifikohet në çerekfinale të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat