Conte i kundërpërgjigjet Richarlisonit: Ai ka të drejtë, sezoni i tij është i tmerrshëm

Futboll

Conte i kundërpërgjigjet Richarlisonit: Ai ka të drejtë, sezoni i tij është i tmerrshëm

Më: 10 mars 2023 Në ora: 17:04
Antonio Conte

Antonio Conte ka rënë dakord me fjalët e rënda të Richarlisonit për sezonin e tij të parë te Tottenhami, sepse ai nuk ka shënuar gol në Premier Ligë, dhe e akuzoi brazilianin për egoizëm.

Conte e ka shikuar intervistën bombastike të Richarlisonit për “TNT Sports” dhe e ka analizuar çdo fjalë, pasi që Tottenhami u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Milani.

Richarlison kishte thënë se ky sezon ka qenë i tmerrshëm dhe se ai duhet të luante më shumë ndeshje, por Conte tha:

“E shikova intervistën e Richarlisonit dhe ai nuk kritikoi mua. Ai tha që ‘sezoni im është i tmerrshëm’ dhe ai ka të drejtë sepse sezoni i tij nuk është i mirë, sepse ai kishte lëndime të shumta.

Ai e filloi mirë me ne, më pas pësoi lëndim në Ligën e Kampionëve dhe më pas shkoi në Kupën e Botës, dhe pastaj kishte një lëndim serioz. Ai u rikthye dhe ishte jashtë fushave për një muaj. Më pas edhe një lëndim tjetër”.

“Ai shënoi zero gola me ne, vetëm dy gola në Ligën e Kampionëve dhe unë mendoj se ai ishte shumë i sinqertë për të treguar se sezoni i tij nuk është i mirë. Sezoni i tij dhe sezoni jonë nuk kanë përfunduar ende dhe ai ka kohë për tu rikuperuar. Nëse ai e meriton të luajë, do ia jap mundësinë, përndryshe ne do të luajmë me një lojtar tjetër”, shtoi më tej Conte.

Reagimi i Contes erdhi pasi që Richarlison shpërtheu ndaj trajnerit të Tottenhamit që vendosi ta linte atë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat