Spikat derbi Kinostudio - Tirana

Futboll

Spikat derbi Kinostudio - Tirana

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:21
Pamje nga një ndeshje

Kjo fundjavë do të mirëpresë javën e 11-të të kampionatit kombëtar të futbollit të vajzave, që tashmë ka hyrë në një fazë delikate.

Tre prej takimeve të kësaj jave do të luhen ditën e diel, teksa dy ndeshje të tjera, përkatësisht Apolonia – Partizani dhe Skënderbeu – Lushnja janë shtyrë për shkak të impenjimeve të futbollisteve me ekipet kombëtare dhe do të zhvillohen në një moment tjetër që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF.

Spikat këtë fundjavë ndeshja derbi e kryeqytetit, Kinostudio – Tirana, që do të zhvillohet të dielën në ora 14:30 në QSK Kamëz.

Vajzat bardheblu janë më të favorizuara në këtë takim, teksa do të kërkojnë vetëm fitoren ndaj Kinostudios për të mos lëshuar vendin e dytë në kampionat.

Nga ana tjetër, Kinostudio vjen pas humbjes me Apoloninë javën e kaluar, teksa ndaj Tiranës do të kërkojë ringritjen.

Vllaznia do të zbresë në fushë të dielën dhe do të luajë kundër Teutës.

Një ndeshje e lehtë në letër për kampionet në fuqi të vendit, që në 11 javë kampionat kanë siguruar 11 fitore.

Ndërkaq, takimi i tretë dhe i fundit për këtë javë do të luhet në veri të vendit.

Kukësi do të përballet me Laçin në këtë javë të 11-të, teksa të dyja ekipet janë në kërkim të tre pikëve.

Ndeshja është planifikuar të luhet ditën e diel, në ora 15:00.

Ndeshjet e javës së njëmbëdhjetë në kampionatin e vajzave:

Kinostudio – Tirana, e diel, ora 14:30

Vllaznia – Teuta, e diel, ora 14:30

Kukësi – KF Laçi, e diel, ora 15:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat