Batista emërohet trajner i Venezuelës

Futboll

Batista emërohet trajner i Venezuelës

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:23

Argjentinasi Fernando Batista është emëruar trajner i Venezuelës pas largimit të Jose Pekerman, i cili ishte në krye të kombëtares venezuelane që nga nëntori i vitit 2021, ka njoftuar të premten Federata e Futbollit e Venezuelës.

Emërimi vjen para ndeshjeve miqësore të këtij muaji kundër Arabisë Saudite dhe Uzbekistanit.

"Jam këtu për të njoftuar se kush do të jetë në krye të ekipit tonë kombëtar. Do të jetë Fernando Batista", ka thënë në një konferencë për shtyp Jorge Gimenez, presidenti i federatës.

Pekerman dështoi të udhëheqë kombin venezuelan drejt Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar, duke përfunduar në fund të kualifikimeve të Amerikës së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat