Reagon Klopp

Futboll

Reagon Klopp

Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:42
Firmino e Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka treguar se është surprizuar kur Roberto Firmino e lajmëroi se dëshiron të largohet në fund të sezonit nga “Anfield”- i, pasi t’i skadojë kontrata.

Sulmuesi brazilian, i cili fitoi çdo trofe të mundshëm gjatë 8 viteve me Liverpulin, vendosi që të provojë një aventurë të re duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

“Po, u surprizova pak”, tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp përpara transfertës së sotme me Bornmëthin.

“Por nuk është se u zura në befasi, sepse ekzistonte mundësia për të dyja drejtimet.

Dhe ai zgjodhi këtë.

E respektoj shumë dhe është krejtësisht normale në këtë marrëdhënie të gjatë që kemi dhe që Bobi ka pasur me klubin dhe lojtarët.

Më pëlqeu pritja që tifozët i bënë kundër Junajtidit. Ishte goxha speciale.

Ai më tha se donte të largohej dhe se tani donte që të kishte një fund pozitiv të kësaj historie të mrekullueshme.

Ai është ende i përkushtuar dhe kaq na mjafton të dimë. Nuk është tani momenti për një lamtumirë. Do të kemi mjaftueshëm kohë më vonë gjatë sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat