Shqipëria nis grumbullimin të hënën

Futboll

Shqipëria nis grumbullimin të hënën

Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:01
Shqipëria

Pas turneut ‘UEFA Development’ U-16 për vajza, do të nisë menjëherë nga puna edhe Kombëtarja U-17 për vajza në kuadër të sfidave të raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë.

Shqipëria është shortuar në grupin B4, së bashku me Luksemburgun dhe Islandën dhe të treja sfidat e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë, në stadiumin ‘Air Albania’ në formën e një mini-turneu.

Trajneri Agustin Kola ka grumbulluar për këtë mini-turne 20 futbolliste, pjesa më e madhe e të cilave ishin edhe pjesë e ekipit kombëtar U-16 në ndeshjet e turneut ‘UEFA Development’.

Ekipit do t’i bashkohen edhe dy mesfushoret e talentuara kuqezi që luajnë jashtë vendit, Era Methoxha dhe Ornela Margarite Brahaj.

Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin të hënën dhe do të kenë në dispozicion vetëm dy ditë për takimin e parë kundër Luksemburgut, që do të luhet më 14 mars në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30. Ndeshja tjetër e Shqipërisë është planifikuar të zhvillohet më 21 mars, po në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30 ndaj Islandës.

Në rast se Shqipëria renditet në vendin e parë në grup, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe do të ketë shanse reale për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat