Devolli: Lufta vazhdon

Futboll

Devolli: Lufta vazhdon

Më: 11 mars 2023 Në ora: 15:42
Bledar Devolli

Drenica ka pësuar humbjen e dytë radhazi teksa është mposhtur nga Dukagjini në udhëtim me rezultat 2-0.

Është një humbje që dhemb për kuqezinjtë të cilët e shohin vetën në pozitën e fundit në tabelë.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka thënë pas ndeshjes se kanë humbur një betejë, por jo edhe luftën përfundimtare.

“Edhe sot na ndodhi njëjtë si me Trepçën ’89. Kishim bërë diçka më ndryshe sot. Nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur. E nisëm mirë ndeshjen, bëmë ndërrimin e detyruar, morëm golin”.

“Po marrim gola shumë të lehtë, me gabimet tona.

Për këtë më vjen keq. E diktuam pjesën e parë, patëm mundësi, por në 20-të metrat e fundit na mungoi pasimi i fundit, ose kur dilnim në fundore, nuk kishte krosim të mirë.

Përveç rastit të golit dhe rasteve tjera, e falëm topin lehtë. Kemi një javë kohë të punojmë.

Besoj që 2-3 lojtarë do të na kthehen nga lëndimet”, tha fillimisht Devolli.

“Ne e humbëm betejën por lufta vazhdon. Ne kemi besim.

Po të mos kisha besim, nuk do të vija në Drenicë. Kemi ndeshjen me Prishtinën.

Besoj se do të na kthehen edhe të dëmtuarit. Do të kemi pauzë pastaj dhe kohë mjaftueshëm për të punuar”, tha Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat