Maleski kërkon fitore për skuadrën shqiptare

Futboll

Maleski kërkon fitore për skuadrën shqiptare

Më: 11 mars 2023 Në ora: 23:07
Maleski

Skuadra e shqiptare, Struga Trim Lum, është e përgatitur maksimalisht dhe kërkon fitoren e radhës në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Struganët kanë për rival Makedonija GP.

Ndeshja luhet nesër në Strugë në orën 14.00.

Hristijan Maleski, futbollist i Strugës, shprehet optimist: “Kundër Makedonija Gj.P pres që si skuadër të japim maksimumin, të luajmë atë lojën tonë që dimë dhe të mos shpërdorojmë shumë raste, siç ndodhi në ndeshjen e fundit ndaj tyre, kur nuk arrinim të shënonim edhe nga pika e bardhë.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, sidomos pas asaj fitore të madhe ndaj FC Shkupit, ndaj dhe besojmë të vazhdojmë me fitore të reja”.

Struga prin me 42 pikë dhe Makedonija GP renditet në vend të shtatë me 25 sosh pas 22 jave të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat