Katërshja e parë është si fitimi i titullit për Tottenhamin

Futboll

Katërshja e parë është si fitimi i titullit për Tottenhamin

Më: 12 mars 2023 Në ora: 01:07
Tottenham

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, ka pohuar se përfundimi në top katërshe do të ishte i ngjashëm me fitimin e titullit të Premier League për skuadrën e tij pas fitores 3-1 ndaj Nottingham Forest.

“Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe me siguri e përsëris që ne të përfundojmë në top katërshe është si të fitojmë Premier League.

Kjo ndodhi sezonin e kaluar dhe unë fola për mrekulli, tha trajneri për Football.london.

“Unë vazhdoj të them se ndoshta këtë sezon do të jetë shumë më i vështirë,  sepse Liverpool është një konkurrent në këtë garë. Newcastle është një konkurrent, ndryshe nga e kaluara.

Ata investojnë shumë para dhe ata kanë një ekip të fortë.

“Shih Chelsea nuk e konsiderojjashtë sepse ata kanë mundësinë të fitojë 11 ose 12 ndeshjet e fundit radhazi sepse skuadra është me të vërtetë, shumë e fortë. Ne duhet të mendojmë me veten..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat