Gerrard për yllin e Premier League

Futboll

Gerrard për yllin e Premier League

Më: 12 mars 2023 Në ora: 13:07
Gerrard

Mohamed Salah është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Liverpool-it në Premier League.

Pak rëndësi ka që Të Kuqtë janë mundur 1-0 në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bournemouth me egjiptianin që ka gabuar një penallti.

Në fakt, ajo që ka “rëndësi”, është një kuriozitet që është zbuluar për kanalet zyrtare të klubit anglez nga ana e legjendës së Liverpool-it, ish-kapitenit Steven Gerrard.

Ish-mesfushori, në fakt, ka treguar, duke folur pikërisht me Salah, një kruiozitet të veçantë që ka të bëjë me familjen e tij në lidhje me lojtarin e preferuar të Liverpool-it aktualisht.

“Dreqi e mori, lojtari i im i preferuar duhet të jetë patjetër Salah”, ka thënë Gerrard. Arsyeja? Shumë e thjeshtë: “Djali im të do ty më shumë se mua.

“Je e vetmja qenie njerëzore që e do më shumë se më do mua.

Unë jam në vendin e dytë për të. Ekziston vetëm ti”, ka thënë ish-trajneri i Rangers dhe Aston Villa-s.

Domethënë, në thelv, Mohamed Salah duket se ka bërë për vete të gjithë tifozët e Liverpool-it. Edhe ata që janë shumë specialë dhe që kanë shkruar historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat