Ish-trajneri i Katarit bëhet trajner i Ekuadorit

Futboll

Ish-trajneri i Katarit bëhet trajner i Ekuadorit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:02
Gustavo Alfaro

Ekuadori ka emëruar ish-trajnerin e Katarit, Felix Sanchez trajner të ri me një kontratë katërvjeçare, ka njoftuar Federata e Futbollit e Ekuadorit. 

Spanjolli ishte në krye të ekipit kombëtar të Katarit për pesë vjet në përgatitjen e Kupës së Botës dhe te Ekuadori e pason argjentinasin Gustavo Alfaro.

Sanchez do të drejtojë ekipin deri në Kupën e Botës 2026 që mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Pas një fushate zhgënjyese në Botëror dhe pas përfundimit të kontratës në dhjetor, spanjollit nuk i kishte mbetur tjetër pos të largohej nga Katari.

Nën drejtimin e Sanchez Katari ishte mposhtur pikërisht nga Ekuadori në Botërorin që është mbajtur vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat