Roma pëson dy herë në pjesën e parë

Futboll

Roma pëson dy herë në pjesën e parë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 18:53
Sassuolo

Skuadra e Romës e nisi shumë keq ndeshjen me Sassuolon në kuadër të javës së 26-të të Serisë A.

Verdhekuqtë, që vijnë në këtë përballje pas dy sukseseve radhazi, me Juven në kampionatin dhe Betisin në Europa League, patën që qasje si amatorë në minutat e para të sfidës.

Armand Loriente shënoi dy herë për miqtë brenda pesë minutave lojë (13’ dhe 18’), duke shfrytëzuar shpërqendrimin e vendësve.

Në rastin e parë, gjithçka nisi me humbjen e topit në mesfushë, me lojtarin e Sassuolos që ndjek aksionin dhe shënon me portën thuajse bosh.

Edhe në momentin e golit të dytë, mbrojtja e Romës është e paaftë për të larguar topin, duke i dhënë mundësi Loriente të dërgonte sërish topin në rrjetë.

Kundërpërgjigjja e Romës erdhi në të 26-tën me Zalewskin, që goditi fluturimthi dhe me ndihmën e fatit e çoi topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat