‘Zoti nuk e ngarkon një shpirt përtej asaj që mund të përballohet’ – reagimi i Pogbas për lëndimin

Futboll

‘Zoti nuk e ngarkon një shpirt përtej asaj që mund të përballohet’ – reagimi i Pogbas për lëndimin

Më: 14 mars 2023 Në ora: 00:23
Paul Pogba

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka reaguar pas lajmit të fundit në lidhje me lëndimin e tij që do ta mbajë jashtë fushës për së paku një muaj.

Francezi nuk ishte ftuar për ndeshjen e fundjavës ndaj Sampdorias dhe klubi konfirmoi të hënën se mesfushori ka pësuar një lëndim muskulor.

Më pas u raportua se mungesa e tij do të jetë për një kohë më të gjatë, gjë që vetëm sa e zgjat mungesën e tij të madhe këtë sezon.

Pogba ka bërë një reagim në rrjetet sociale me një mesazh që lë të kuptohet se ai është i vendosur ta tejkalojë edhe këtë problem fizik.

“Allahu nuk e ngarkon një shpirt përtej asaj që mund të përballohet”, shkruan në mesazhin e ish-lojtarit të Manchester Unitedit.

29-vjeçari u kthye te Juventusi si lojtar i lirë në verën e kaluar duke nënshkruar kontratë katërvjeçare në Allianz Stadium, por lëndimi e ka lënë jashtë loje gjatë këtij edicioni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat