Për herë të parë Chelsea do të shtrojë iftar për myslimanët në Londër

Futboll

Për herë të parë Chelsea do të shtrojë iftar për myslimanët në Londër

Më: 14 mars 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Ka mbetur edhe disa ditë deri në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit ky besimtarët myslimanë nisin agjërimin.

E për herë të parë në historinë e futbollit anglez, klubi i Chelseat do të shtrojë iftare për komunitetin mysliman të Londrës, në stadiumin “Stamford Bridge”.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e “Bluve të Londrës”.

“Të dielën më 26 mars, Fondacioni Chelsea do të organizoj iftar në Stamford Bridge. Ky do të jetë organizimi i parë i një klubi, për muajin e shenjtë të Ramazanit, muajit islamik të agjërimit që zhvillohet nga 22 marsit deri të premten më 21 prill”, njofton klubi.

“Një numër xhamish lokale dhe anëtarë të komunitetit mysliman të Chelseat, si mbështetës dhe nxënës shkolle do të ftohen për të marrë pjesë, së bashku me stafin. Iftari i hapur do të drejtohet në bashkëpunim me Projektin e Tendave të Ramazanit, një organizatë bamirëse fituese më 2013, me një mision të afrimit të komuniteteve dhe zhvillimit të mirëkuptimit të Ramazanit”, thuhet në njoftim.

Dita e parë e muajit të Ramazanit në Kosovë nis ditën e enjte, më 23 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat