Moratti: Interi në krizë

Futboll

Moratti: Interi në krizë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:48
Moratti

Interi është në një moment të vështirë dhe këtë e ka konfirmuar humbja ndaj Specias, por për Masimo Moratin situata është më e vështirë.Ish-presidenti ka analizuar zikaltrit në një intervistë për “Leggo”, gjatë së cilës është ndalur tek ajo që ai e konsideron krizë, tek Inzgai, por edhe te Lukaku.

“Humbja ndaj Specias thjesht nxori në pah të gjitha vështirësitë që kishim parë nga Interi. Ishte një situatë e paralajmëruar, pasi prej kohësh skuadra paraqitet pak e përqendruar pas prezantimeve të rëndësishme, nuk arrin asnjëherë ta mbajë fokusin e duhur dhe të organizohet si duhet për të fituar një ndeshje. Unë mendoj se ka një krizë”, e ka nisur Morati fjalën duke vazhduar:

“Kanë një diferencë të madhe mes paraqitjeve në transfertë dhe atyre në shtëpi, është diçka e çuditshme dhe nuk mendoj se ka të bëjë me publikun, por me strategjinë e duhur taktike që nuk po e gjejnë sot”.

“Romelu është shumë i ngadaltë, është jashtë formës dhe shpresoj që kjo të jetë për shkak të dëmtimeve dhe jo një problem i përgjithshëm”, ka qenë komenti i ishpresidenti për sulmuesin belg, duke u ndalur më gjatë te trajneri.

Një trajner i ka gjithmonë përgjegjësitë, kur fiton dhe kur humbet, kështu që është e drejtë që shënjestrohet.

Më duket nga ata trajnerë që i lë të lirë lojtarët në fushë të tregojnë aftësitë e tyre, por duhet ende të tregojë që mund të mbajë skuadrën të përqendruar. I mungon vazhdimësia dhe kjo i takon atij ta zgjidhë”, tha italiani. Në fund një koment edhe për sfidën e sotme ndaj Portos:

“Nuk do të jetë aspak e lehtë, Porto është e fortë dhe ka cilësi fantastike, por unë shpresoj që Interi të luajë mirë dhe të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat