A do të jetë Latifi ndaj Partizanit?

Futboll

A do të jetë Latifi ndaj Partizanit?

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:54
Liridon Latifi

Liridon Latifi nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë as në sfidën e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëstrajneri Vioresin Sinani gjatë konferencës për mediat.

“Sipas informacioneve që kam unë, Latifi nuk do të jetë me skuadrën as ditën e nesërme.

Ky është vendimi që ka marrë klubi dhe si rrjedhojë kaq mund të them”, deklaroi ai.

Në këtë mënyrë, për të dytën ndeshje me rradhë sulmuesi anësor nga Prishtina nuk do të jetë pjesë e skuadrës si rrjedhojë e pezullimit të dhënë nga klubi për shkak të veprimit të tij në ndeshjen e kampionatit ndaj Teutës kur ka refuzuar të futet në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat