Hoxhallari: E pashë Partizani - Tirana me Bathën

Futboll

Hoxhallari: E pashë Partizani - Tirana me Bathën

Më: 14 mars 2023 Në ora: 16:24
Hoxhallari

Lojtari i UTA Arad, ka folur edhe për derbin e humbur të Tiranës ndaj Partizanit. Ish-futbollisti i Tiranës e cilësoi si një nga derbit më të dobët që është zhvilluar më parë.

“E kam parë derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Ishte një nga derbit më të dobët që unë kam parë.

Prisja më shumë nga Tirana se luante për dy rezultate. Partizani ishte më këmbëngulës, por Tiranës i mungoi finalizimi sepse e kontrolloi lojën.

Finalizimi linte shumë për të dëshiruar.

E ndoqa këtë derbi me Bathën këtu në Rumani.

Batha ishte me Tiranën, pavarësisht se ka luajtur edhe me Partizanin. Po kaloj mirë këtu në Rumani, dua të kaloj në një kampionat më të fortë, nuk e mendoj për momentin një rikthim.

Kombëtarja?

E kam pritur edhe më parë një ftesë, e pres prapë tani. Sigurisht, e vendosin trajnerët dhe di të them se nuk është aspak e lehtë”, u shpreh Hoxhallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat