Haaland pesë gola, nota dhjetëshe dhe fitorja 7:0! Interi kualifikohet

Futboll

Haaland pesë gola, nota dhjetëshe dhe fitorja 7:0! Interi kualifikohet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 mars 2023 Në ora: 20:56 Përditësuar në ora: 22:53 më 14.03.2023
Haaland feston me shokë

Interi me fat, dy herë e shpëtoi shtylla

Norvegjezi ka realizuar pesë gola për fitoren e thellë të Manchester Cityt, me rezultat 7:0 ndaj Leipzig-ut.

Skuadra gjermane ka pësuar fiasko në “Etihad” dhe “fajtor” për këtë është futbollisti Haaland, shënues i pesëfishtë.

Ndeshja e parë në Leipzig kishte përfunduar 1:1 dhe City me rezultat të përgjithshëm 8:1 kualifikohet në çerekfinale të Champiosn League 

Haaland është vlerësuar me notën 10.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Në minutën e 22-të, Haaland hapi serinë e golave nga penalltia. Pastaj shënoi në minutën e 24-të. De Bruyne dërgoi një projektil por topi u ndal në traversë dhe Haaland pa mund të madh me kokë ka realizuar. 

Haaland ka realizuar edhe tre gola tjerë në minutën e 45+1', 54' e 57') dhe gola tjerë Gundogan (49') e de Bruyne (90+2’).

City me lojë e rezultat e turpëroi skuadrën gjermane.

Interi ka luajtur baras (0:0) me Porton.

Atmosferë drithëruese në stadiumin “do Dragao” në Porto,  shikues 48,015, panë lojë me rivalitet të madh por mjerisht pa gola.

Interi ka arritur qëllimin, duke ruajtur portën e tij dhe falë fitores në sfidën e parë, me rezultat 1:0 në Milano, kualifikohet më tej. 

Në minutën e 90+5, Interi me fat, dy herë shtylla e shpëtoi po ashtu pak sekonda më herët edhe një mbrojtës shpëtoi një gol të sigurtë,

Kështu që fati sportiv ishte në anën e Interit.  

Në çerekfinale janë kualifikuar Bayerni, Milani, Interi, Manchester City, Chelsea dhe Benfica.

Manchester City – Leipzig 7:0

Shënues: Haaland (22' - nga penalltia, 24' , 45+1', 54' e 57'), Gundogan  (49'), De Bruyne (90+2').
Kartona të verdhë: De Bruyne, Akanj - Henrichs, Werner.
Manchester City: Ederson - Stones (Gomez 64'), Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo (Phillips 64'), De Bruyne, Gündogan (Mahrez 55'), Bernardo Silva, Grealish (Foden 55')- Haaland (Alvarez 63')
RB Leipzig: Blaswich - Henrichs (Klostermann 80'), Orban, Gvardiol, Raum - Laimer, Kampl, A. Haidara (Simakan 63'), Szoboszlai (Olmo 72'), Forsberg (Andre Silva 63') – Werner (Poulsen 62').

Porto – Interi 0:0

Kartona të verdhë: Pepe - Darmian, Dzeko, AcerbiKarton i kuq: Pepe..
Porto: Diogo Costa - Pepê, Fabio Cardoso, Marcano, Zaidu (Wendell 85') - Eustaquio (Franco 70'), Uribe (Danny Namaso 85'), Grujic - Evanilson (Martinez (70'), Taremi, Galeno.
Inter: A. Onana - Darmian (Skriniar 80'), Acerbi, Bastoni (de Vrij 74') - Dumfries, Barella (Brozoviç 80'), Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco (D'Ambrosio 70') - La. Martinez, Dzeko (Lukaku 70').

Manchester City kualifikohet

(E plotësuar) -  90+2 thellon fitioren në 7:0 të Manchester Cityt.

84' Manchester City veç është kualifikuar.

80' Porto mundohet maksimalisht.

76' Porto kërkon golin me çdo kusht.

73' Ndeshjet po shkojnë nga fundi.

Manchester City – Leipzig 7:0

Shënues: Haaland (22' - nga penalltia, 24' , 45+1', 54' e 57'), Gundogan  (49'),,De Bruyne (90+2').

Kartona të verdhë: De Bruyne, Akanj - Henrichs, Werner.

Manchester City: Ederson - Stones (Gomez 64'), Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo (Phillips 64'), De Bruyne, Gündogan (Mahrez 55'), Bernardo Silva, Grealish (Foden 55')- Haaland (Alvarez 63')
RB Leipzig: Blaswich - Henrichs (Klostermann 80'), Orban, Gvardiol, Raum - Laimer, Kampl, A. Haidara (Simakan 63'), Szoboszlai (Olmo 72'), Forsberg (Andre Silva 63') – Werner (Poulsen 62').

Porto – Interi 0:0

Kartona të verdhë: Pepe - Darmian, Dzeko, Acerbi.

Porto: Diogo Costa - Pepê, Fabio Cardoso, Marcano, Zaidu (Wendell 85') - Eustaquio (Franco 70'), Uribe (Danny Namaso 85'), Grujic - Evanilson (Martinez (70'), Taremi, Galeno.
Inter: A. Onana - Darmian (Skriniar 80'), Acerbi, Bastoni (de Vrij 74') - Dumfries, Barella (Brozoviç 80'), Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco (D'Ambrosio 70') - La. Martinez, Dzeko (Lukaku 70').

68' Interi me këtë rezuëtat kualifikohet.

63' Leipzig po pëson debakël.

57' Haaland nuk është normal. Show Haalad, shënon golin e pestë të tij, 6:054' Erlind Haaland si i çartur, realizon golin e katërt të tij., 5:0.

49' Thellon rezultatin e Cityt, 4:0.47' Pritet lojë e mirë edhe në pjesën e dytë.

Përfundojnë pjesët e para.

45+1' Haaland realizon për 3:0.

43' Interi po mbrohet mirë në Porto.

38' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit të pjesës së parë.35' Ndeshjet e luftuar në Porto dhe në Manchester.

31' Haaland pati edhe një rast por mef at mysafirët.

27' Ndeshje të mira.

24' Haaland sërish ka shënuar, kësaj radhe me kokë nga afërsia pasi që topi u rikthye nga traversa, 2:0. De Bruyne dërgoi një projektil por topi u ndal në traversë dhe Haaland pa mudn të madh ka realizuar.

22' Haaland shënon nga penalltia.20' Penallti për Mancehster Cityn. 

17' Interi në presion.

13' Leipzig mbrohet mirë.9' Pa ndryshim rezultati në dy ndeshje.

6' Manchester City i rrezikshëm.

4' Pa gola në dy ndeshje.

2' Lojë e mirë.

Fillojnë ndeshje.

Manchester City do të kërkojë sot kualifikimin

Manchester City do të kërkojë sot kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve përballë Lajpcigut në një duel që u bë shumë interesant pas sfidës së parë.

Shumëkush mendonte se skuadra e Guardiolës do të dominonte, por e pa veten të ndalur në një barazim 1-1 ndaj skuadrës gjermane.

Kështu, ndeshja e kthimit do të jetë ajo që do të vendosë se cila mes dy skuadrave do të vazhdojë më tej në turne.

Ata që pritnin një formacion shumë ofensiv sot janë gabuar, pasi Guardiola është treguar i kujdesshëm me vetëm Haland e Grilish në fushë si të avancuar në sulm, teksa ka lënë në stol Alvarez, Mahrez e Foden.

Porto apo Inter?

Porto dhe Interi përballen sot në ndeshjen e kthimit në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve duke kërkuar një biletë në çerekfinalet e turneut.

Një sfidë plotësisht e hapur për faktin e thjeshtë se italianët udhëtojnë drejt Portugalisë me avantazhin e vetëm një goli pas suksesit 1-0 në shtëpi.

Në këtë sfidë të dytë, trajneri Inzagi ka vendosur që të kthejë në stol Lukakun, i cili nuk ka bindur deri tani sa herë ka qenë titullar, për t’i bërë vend Xhekos nga minuar e parë përkrah Lautaro Martinez.

Kjo, edhe pse belgu ishte ai i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes së parë.

Sfida të nxehta në Champions League

Manchester City synon kualifikimin në çerekfinale sikurse edhe Leipzig, kur kihet parasysh se takimi i parë ka përfunduar baras (1:1).

Porto ka pësuar në Milano me 1:0 nga Interi, ndërsa sonte synon përmbysjen dhe kualifikimin më tej në garat e Champions League.

Manchester City – Leipzig

Manchester City: Ederson - Stones, Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Bernardo Silva, Grealish - Haaland
RB Leipzig: Blaswich - Henrichs, Orban, Gvardiol, Raum - Laimer, Kampl, A. Haidara, Szoboszlai, Forsberg – Werner.

Porto - Interi

Porto: Diogo Costa - Pepe, Fabio Cardoso, Marcano, Zaidu - Eustaquio, Uribe, Grujic - Evanilson, Taremi, Galeno.
Inter: A. Onana - Darmian, Acerbi, Bastoni - Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco - La. Martinez, Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat