Dalin në shitje biletat Kosovë - Andorrë, çmimet 5 - 80 euro

Futboll

Dalin në shitje biletat Kosovë - Andorrë, çmimet 5 - 80 euro

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:09
Dardanët në stadiumin "Fadil Vokrri"

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Andorra, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 28 mars 2023, në orën 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje, njofton FFK.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Biletat mund të blihen “online”, ndërsa një person mund të blejë deri në katër bileta.

Kosova po bëhet gati për sfidat e fund marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat