Napoli rinovon me yllin e mesfushës

Futboll

Napoli rinovon me yllin e mesfushës

Më: 15 mars 2023 Në ora: 15:12
Stanislav Lobotka

Napoli rinovon me yllin e mesfushës, Stanislav Lobotka.

28-vjeçari sllovak është padyshim zbulimi i Luciano Spalletti para mbrojtjes dhe një nga pikat më të forta të Napolit që vrapon drejt titullit kampion dhe njëkohësisht po impresionon në Europë.

Pavarësisht fillimit të vështirë, mesfushori është përshtatur totalisht dhe madje me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, ndaj De Laurentiis ka ndërhyrë për t’i rinovuar kontratën.

Kështu palët kanë firmosur zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e 2027-ës, kur Lobotka të jetë 32 vjeç.

Gjithashtu vlen të përmendet se Napoli ka ruajtur edhe klauzolën e zgjatjes së kontratës deri më 2028-ën, nëse është i kënaqur nga performanca e sllovakut.

Natyrisht që shifrat nuk janë bërë ene publike, megjithatë paga e Lobotkës mendohet se është dyfishuar dhe ka prekur nivelin e 4 milionë eurove në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat