Batatina: Kam 10 vite që nuk mposhtem nga Bylbyli

Futboll

Batatina: Kam 10 vite që nuk mposhtem nga Bylbyli

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:12
Batatina

Llapi ka mposhtur Malishevën me rezultat 6-5 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt mbaroi 2-2.

Kësisoj llapjanët kalojnë në gjysmëfinale dhe i bashkohen skuadrave tjera si Prishtinës, Gjilanit dhe Vushtrrisë.

Pas ndeshjes trajneri Tahir Batatina ka ngacmuar Bylbyl Sokolin, duke thënë se ka 10 vite që nuk e humb asnjë ndeshje nga ai.

“Dramatike penalltitë, dy trofetë e kaluar I fituam pas penalltive në gjysmëfinale, nëse e humbja ndeshjen nuk isha mërzitë, por isha mërzitë nëse humbi ndaj Bylbyl Sokolit”.

“Kam 10 vite që nuk jam mposhtur nga Bylbyli, një trajner që mendon se është trajner i mirë”.

“Këtu e kisha gjithë problemin, pasi e dija se do ta fitonim ndeshjen dhe isha i bindur”.

“E kam thënë edhe më herët që synimi i Llapit është Kupa e Kosovës dhe do të tentojmë ta fitojmë për herë të tretë radhazi”, tha Batatina.

Në gjysmëfinale Batatina shpreson që të takohet me Prishtinën ose Gjilanin.

“Dua qenë gjysmëfinale të takohem me njërën mes Prishtinës dhe Gjilanit, por edhe Vushtrria përkundër se është në Ligën e Parë ka një skuadër të mirë”.

“Gjithsesi ne duhet ta shikojmë vetën dhe duam ta fitojmë trofeun”, tha ndër të tjera Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat