Xhixha gjen golin e parë azer

Futboll

Xhixha gjen golin e parë azer

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:56
Xhixha

Xhixha gjen golin e parë azer. Sulmuesi i trasnferuar te Qarabag në muajin janar, ka shënuar golin e 6 në fitoren tenistike 0-6 të skuadrës së tij, në transfertën ndaj Sumqayit.

Redon Xhixha e nisi takimin nga stoli dhe zbriti në fushë në një kohë kur llogaritë e ndeshjes ishin vendosur tashmë, megjithatë me idetë e qarta për të gjetur golin e tij të parë me klubin azer.

Kështu në minutën e 85-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, sulmuesit i erdhi topi shumë pranë vijës fatale, por gjuajti keq me kokë dhe e dërgoi mbi traversë.

Megjithatë një minutë më vonë, Xhixha iu vodh mbulimit të mbrojtjes në shtyllën e parë dhe shtyu në rrjetë një passim të ardhur nga e majta.

Synimi i sulmuesit është që të shndërrohet në titular te Qarabag dhe goli i parë mnd ta motivojë edhe më shumë të bëjë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat