Messi rival i Ronaldos në Arabi?

Futboll

Messi rival i Ronaldos në Arabi?

Më: 15 mars 2023 Në ora: 23:23
Messi e Ronaldo

Ka pasur shumë spekulime rreth transferimit të mundshme të “yllit” të PSG-së, Lionel Messi, në Arabinë Saudite në fund të sezonit, kur t’i përfundojë kontrata me PSG-në, duke ndjekur kështu hapat e rivalit të tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

Për ta bërë temën edhe më të nxehtë, mendon babai i argjentinasit, Jorge Messi, i cili është fotografuar në kryeqytetin e vendit, Riad.

Sipas gazetës “Marca”, Al Hilal, rivali i Al Nassr (i Ronaldos), po përgatit për Messin, 35 vjeç, një kontratë identike me atë të CR7, rreth 220 milionë euro në sezon.

Do të kishte vetëm një ndryshim: Ronaldo nënshkroi për dy vjet e gjysmë, Messi duket i gatshëm të nënshkruajë vetëm për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat