Eintracht Frankfurt: E nisën ultrasit italianë, na vjen keq për kaosin

Futboll

Eintracht Frankfurt: E nisën ultrasit italianë, na vjen keq për kaosin

Më: 16 mars 2023 Në ora: 16:41
Tifozët e Eintracht Frankfurt

Philip Reschke, anëtar i bordit të drejtorëve të Eintracht Frankfurt, lëshoi një deklaratë në lidhje me përplasjet e ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së Champions League kundër Napolit, të cilat shkaktuan dëme materiale, plagosje dhe arrestime.

“Të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23:30 pati një tjetër sulm nga rreth 100 tifozë të Napolit në drejtim të hoteleve.

Ku qëndronte skuadra dhe tifozët gjermanë. Të gjithë mbërritën të sigurt në dhomat e tyre përkatës.

Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nuk pati asnjë përplasje tjetër, policia konfirmoi se nuk kishte lëndime.

Tre tifozë të Frankfurt janë arrestuar, mësuam se rreth 200 ultras napolitanë u është ndaluar hyrja në ndeshje për shkak të përplasjeve pasdite. Policia na konfirmoi se sulmi i djeshëm erdhi nga tifozët kundërshtarë italianë, por edhe kjo nuk e justifikon dhunën që shpërtheu më vonë nga të dyja palët.

Na vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën në Napoli, asgjë nuk e justifikon këtë dhunë. Ajo dëmton futbollin, klubin tonë dhe përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e të gjithë tifozëve”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat