Osimhen mbret i Champions-it

Futboll

Osimhen mbret i Champions-it

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:24
Osimhen

Katër gola në pesë ndeshje të Champions League për Victor Osimhen, megjithatë ai nuk është sulmuesi ideal për Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Të paktën ky është mendimi i shprehur nga legjenda Thierry Henry, ish-sulmuesi historik i Arsenal-it, i cili komentoi netët e Champions League për Paramount+.

Duke folur për sulmuesin e Spalletti-t, ndërsa e ka lavdëruar atë, Henry ka bërë të ditur se për Manchester United sulmuesi ideal për nga karakteristikat dhe për lojën dhe zhvillimin e manovrës është Harry Kane i Tottenham.

Një gjykim subjektiv – dhe konsiderata se Kane tashmë e njeh kampionatin anglez – duke mos mohuar cilësitë dhe talentin e sulmuesit të Napolit, autor i tre golave kundër Eintracht dhe një dygolëshi në ndeshjen e kthimit.

Ka qenë pikërisht Victor Osimhen ai që e ndihmoi klubin e tij të siguronte kualifikimin në çerekfinalet e Champions League për herë të parë në historinë e Napoli-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat