Liverpool këtë edicion nuk arriti të jetë as në çerekfinale

Futboll

Liverpool këtë edicion nuk arriti të jetë as në çerekfinale

Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:13
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në Champions League për Liverpoolin në funksion të rikithimit të skuadrës në nivelin e, siç ka thënë ai, viteve të fundit. 

Liverpool këtë edicion nuk arriti të jetë as në çerekfinale të Champions League, ndërsa në Premier League aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë. 

"Ne kemi ende shumë ndeshje për të luajtur dhe duam të jemi në Ligën e Kampionëve.

Mendoj se kjo do të ndihmojë gjithashtu për të tërhequr lojtarët më të mirë në botë. Jo gjatë gjithë kohës, por patjetër do të ndihmojë", ka thënë holandezi.

"Ne do të japim absolutisht gjithçka, sepse unë dua të luaj në Champions League, ne të gjithë duam të luajmë në Champions League dhe tifozët duan të luajmë në Champions League".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat