Shqipëria është pa portierë

Futboll

Shqipëria është pa portierë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:57
Berisha

Shqipëria e ka pasur të zgjidhur çështjen e portës në dy vitet e fundit.

Kombëtarja jonë kishte Etrit Berishën dhe Thomas Strakoshën, dy gardianë të niveleve të larta që ishin pjesë e Serisë A.

Por këtë herë Silvinjo debuton te Shqipëria në momentin më të keq të këtyre lojtarëve dhe kuqezinjtë ndihen të pambrojtur.

Thomas Strakosha është dëmtuar vazhdimisht në Angli dhe nuk ka minuta të luajtura te Brentfordi. Nga ana tjetër, Etrit Berisha është “burgosur” te Torino.

Pas zënkës me trajnerin Juriq disa kohë më parë, lojtari është përjashtuar nga ekipi dhe nuk po grumbullohet më. Atëherë, kush do të jetë titullar te kuqezinjtë ndaj Polonisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat