Milan - Napoli “pushton” muajin prill

Futboll

Milan - Napoli “pushton” muajin prill

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:27
Pamje nga një ndeshje Milan - Napoli

Milan-Napoli është çerekfinalja e tëra italiane e Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat do të përballen për të avancuar më tej, megjithatë prilli do të jetë një muaj që do ta ofrojë plot tre herë këtë sfidë.

Kjo pasi që më datën 2, pas ndërprerjes së kampionatit, Milani do të jetë mysafir në “Diego Armando Maradona”, për t’u përballur me të kaltrit në një sfidë të vlefshme për Serinë A.

Natyrisht një takim shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, që garojnë për një vend në zonën Champions, por jo aq për napolitanët, që kanë një diferencë të konsiderueshme në krye të renditjes.

Më pas do të vijnë dy përballjet për Championsin, me sfidat që do të luhen më 11 ose 12 në “San Siro” dhe 18 ose 19 në Napoli. Tre përballje në harkun e 16-17 ditëve, natyrisht që do të prodhojnë jo pak spektakël.

Napolitanët shihen si të favorizuar, nisur nga forma e shkëlqyer që po kalojnë këtë sezon, megjithatë vetë Spalletti e pranoi se historia e Milanit në Champions, mund të bëjë diferencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat