Pëson Kukësi

Futboll

Pëson Kukësi

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:09
Kukësi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF publikoi vendimet në lidhje me fundjavën e kaluar në futbollin shqiptar.

Bie në sy dënimi me masën e 100.000 lekëve për klubin e Kukësit për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerisë verilndore në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.

Sendet e hedhura në fushë nuk i kanë shpëtuar Disiplinës që ka marrë në këtë formë masë. Nga ana tjetër, ka gjobë edhe për Butrintin.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat