Drita në presion të Malishevës! Vitija: Besoj që nesër të kthehemi me fitore

Futboll

Drita në presion të Malishevës! Vitija: Besoj që nesër të kthehemi me fitore

Më: 17 mars 2023 Në ora: 20:42
Leonat Vitija

Lideri i elitës së futbollit të Kosovës, Drita e Gjilanit, është në presion të Malishevës, në takimin e javës së 26-të.

Drita kërkon pikët e plota që të ruajë apo të thellojë epërsinë në rast të dështimit eventual të Ballkanit në Ferizaj. 

Drita kryeson me 51 pikë, ka një më shumë se Ballkani dhe Malisheva renditet në vend të shtatë me 28 sosh.

Optimist është edhe futbollisti i Dritës, Leonat Vitija, i cili tha se ndeshjet dhe pikët fitohen me radhë për t’iu gëzuar triumfit në fund.

 “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi pas kohë të analizojmë kundërshtarin dhe besoj që nesër të kthehemi me fitore. Jemi të vetëdijshëm që gabimet nuk na falen dhe tani edhe motivi është më i madh, normalisht në çdo ndeshje shkojmë për fitore.

Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresoj që edhe pas këtij takimi t’i marrim tri pikët e reja”, ka thënë Vitija.

Ndeshja luhet nesër në orën 13.00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat