Aventura kroate vazhdon, rinovon Daliç

Futboll

Aventura kroate vazhdon, rinovon Daliç

Më: 18 mars 2023 Në ora: 13:20
Modriç e Daliç 

Vazhdon aventura e Zlatko Daliç në stolin e kombëtares së Kroacisë. 56-vjeçari, i cili ka provuar të drejtojë edhe Dinamon në Shqipëri, ka firmosur kontratën e re deri në 2026.

Dalic qëndron në pankinën e kombëtares ballkanase prej tetorit të vitit 2017. Ai numëron 70 ndeshje si trajneri i Kroacisë.

Në Botërorin Rusi 2018 mbërriti deri në finalen e madhe me djemtë e tij. Kroacia zhvilloi një Kupë Bote të paharrueshme.

Ëndrra e madhe u shua nga humbja ndaj Francës.

Kroatët përsëritën veten edhe në Katar 2022, ku ia dolën të fitonin medaljen e bronztë.

Drejtuesit e Federatës janë të kënaqur me punën e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë të re deri në Botërorin e ardhshëm.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat