Ndihet i lumtur te Barcelona

Futboll

Ndihet i lumtur te Barcelona

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:31
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong ka përsëritur dëshirën për të qëndruar në "Camp Nou".

Kjo deklaratë ka ardhur pas zbulimit të interesimit të Manchester Unitedit për holandezin.

"Shpresoj se mund të luaj në "Camp Nou" të ri. Për mua "Camp Nou" është stadiumi më i bukur në botë.

Planet për stadiumin janë shumë të mira. Barcelona ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia dhe unë dua të qëndroj këtu për shumë vite.

Të vazhdoj këtu për shumë vite. Barça është ekipi i ëndrrave të mia", ka thënë De Jong.

Holandezi është pjesë e Barcelonës nga viti 2019, ku në njëzet e një paraqitje ka realizuar dhjetë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat