Mësohet se kur hidhet shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Futboll

Mësohet se kur hidhet shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Më: 18 mars 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se kur do të bëhet hedhja e shortit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Komisioni i Garave bënë të ditur se ceremonia e hedhjes së këtij shorti do të bëhet më 21 mars në orën 12:00 në selinë e FFK-së.

Skuadrat që kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare janë kampioni aktual, Llapi, Prishtina, Gjilani dhe skuadra e Vushtrrisë.

Faza e gjysmëfinales zhvillohet me formatin e ndeshjeve vajtje-ardhje.

Fituesi i Kupës së Kosovës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin 2023/24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat