City mposht thellë Burnleyn

Futboll

City mposht thellë Burnleyn

Më: 18 mars 2023 Në ora: 21:27
Haaland

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup falë fitores së thellë kundër Burnelyt në çerekfinale.

“Qytetarët” triumfuan 6:0 kundër ekipit që bën gara në Championship në stadiumin “Etihad” në një takim ku shkëlqeu sulmuesi Haaland me het-trik.

Haaland në minutat 32, 35 dhe 59-të i dha epërsinë e trefishtë kampionëve të Anglisë.

Alvarez kontribuoi me dy gola në minutat 62 dhe 76, ndërkaq Palmer me një gol tjetër në minutën e 68-të ishin realizatorët e golave për ekipin e Pep Guardiolës.

Për Burnelyn nga minuta e parë e deri në të fundit në stol ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat