Ademi: Vepra dhe kontributi i Sadik Rrahmanit do të kujtohen gjithmonë 

Futboll

Ademi: Vepra dhe kontributi i Sadik Rrahmanit do të kujtohen gjithmonë 

Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:46
Sadik Rrahmani

Sot ka ndërruar jetë Sadik Rrahmani, ish futbollist i Trepçës, Prishtinës dhe Novi Pazarit, po ashtu edhe ish gjyqtar i futbollit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shpreh ngushëllime familjes së Rrahmanti dhe komunitetit të futbollit. 

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Sadik Rrahmani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Sadik Rrahmani si futbollist u shqua me talentin dhe lojën e tij të jashtëzakonshme në fanellën e Trepçës dhe atë të Prishtinës, por edhe disa klubeve tjera, teksa pas përfundimit të karrierës si lojtar i shërbeu futbollit tonë me përkushtim edhe si gjyqtar.
Me profesionalizmin dhe autoritetin e tij,

Sadiku edhe si gjyqtar ishte ndër më të respektuarit në vendin tonë.

Në vitet e fundit, ai dha kontributin e tij si anëtar në Komisionin e delegimit të gjyqtarëve në FFK, duke ndihmuar në rritjen e standardit të ndarjes së drejtësisë në futbollin tonë, teksa përvojën e tij si futbollist e barti tek gjeneratat e reja të Trepçës’89 edhe si trajner.

Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit në përgjithësi.
Vepra dhe kontributi i tij do të kujtohen gjithmonë dhe do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

Sadiku ishte njeri i urtë, punëtor i palodhshëm dhe personalitet me vlera të mëdha humane, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat