Kurti i pikëlluar: Diki të kam pas si vëlla!

Futboll

Kurti i pikëlluar: Diki të kam pas si vëlla!

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:30
Shefqet Kurti dhe Saduk Rrahmani

Ish futbollisti i mirënjohur, Shefqet Kurti, është i pikëlluar me ikjen e hershme në amshim të ish sulmuesit Sadik Rrahmani.

Kurti nuk mund të besoj se Rrahmani ka ndërruar jetë, me të cilën kanë qenë bashkëlojtar në vitet e 90-ta në klubin nga Sanxhaku, Novi Pazari.

Kurti, Rrahmani, Besnik Kollari dhe trajneri Hysni Maxhuni, i takojnë plejadës së futbollistëve, që së bashku luajtën në Novi Pazar. 

“Allahu të mëshiroftë e të shpërbleftë me xhenet! Diki të kam pas si vëlla”, ka shkruar Kurti në profilin tij në facebook.

Rrahmani ka luajtur me sukses të madh në Trepçë, kur bënte pjesë në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes dhe për Prishtinën në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat