​Lëndohet Erling Haaland

Futboll

​Lëndohet Erling Haaland

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:12
​Lëndohet Erling Haaland

Probleme për Norvegjinë dhe për Manchester Cityn: Erling Braut Haaland është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares për shkak të një problemi muskular. Prandaj ai nuk do të paraqitet në ndeshjet kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë për kualifikueset e Euro 2024.

Nuk dihet nëse ai do të mund të kthehet pas pushimit me Manchester Cityn me të cilin po thyen çdo lloj rekordi me gola. Madje, nuk është një lajm i mirë për kombëtaren norvegjeze, e cila përveç asaj me Gjeorgjinë do të përballet me një ndeshje të komplikuar edhe me Spanjën.

Kombëtarja skandinave, pra, nuk do të mund të llogarisë në yllin e saj kryesor, i cili tashmë ka shënuar 42 gola këtë sezon.

Në vend të tij, do të jetë Martin Odegaard i cili po kalon një sezon të mrekullueshëm me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat