Atletico dhe Chelsea nisin bisedimet

Futboll

Atletico dhe Chelsea nisin bisedimet

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:08
Joao Felix

Do të jetë thuajse e pamundur që Joao Felix të rikthehet te Atletico Madrid këtë verë.

Sulmuesi portugez, në janar të këtij viti, kaloi te skuadra e Chelsea në formë huazimi, ndërkohë që nuk ka ende një marrëveshje në lidhje me çmimin e tij përfundimtar.

Sipas mediave spanjolle, palët mund të bien dakord për të kryer një transferim për shumën e 100 milionë eurove.

Gjithsesi, nuk dihet nëse skuadra spanjolle do të kërkojë ndonjë lojtar në këmbim përveç parave.

“Relevo” sqaron se palët kanë nisur bisedimet në lidhje me gjetjen e një marrëveshjeje, pasi Joao Felix dëshiron të qëndrojë te Chelsea.

Por edhe vetë Atletico nuk dëshiron të rikthejë pas portugezin, që nuk ndihet komod në Madrid. Bisedimet do të vijojnë edhe gjatë dy muajve në vijim deri në një akord përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat