Milan piketon sulmuesin e grumbulluar për herë të parë nga Mancini

Futboll

Milan piketon sulmuesin e grumbulluar për herë të parë nga Mancini

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:09
Italia

Pas grumbullimit në kombëtaren italiane për herë të parë, e ardhmja e sulmuesit italo-argjentinas Mateo Retegui mund të jetë pikërisht Serie A.

Sipas të përditshmes “Tuttosport”, skuadra e Milanit po bën një sondazh për të marrë sulmuesin 23-vjeçar, që luan në Argjentinë me Tigre.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të ri për vitin tjetër dhe Retegui mund të jetë zgjidhja e problemeve që ka ekipi kampion i Italisë. Ai do të vëzhgohet nga afër nga dyshja Maldini-Massara gjatë ditëve në vijim, në ndeshjet që Italia do të luajë në eliminatoret e Euro 2024.

Mateo Retegui luan në Argjentinë me Tigre (37 gola në 46 ndeshje), por është në pronësi të Boca Junior. Kontrata e tij me Boca skadon më 31 dhjetor të këtij viti dhe kushton rreth 10 milionë euro, një shifër e përballueshme për Milanin, gati ta bëjë të tijin sulmuesin 23-vjeçar, ende i panjohur në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat