Dallku në procedurë disiplinore

Futboll

Dallku në procedurë disiplinore

Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:25
Armend Dallku

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 21.03.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 19-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

"1. Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 19-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID.000613M83. Motivi: Në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni.

Ndaj: Portierit të FC ”Prishtina”, Ardit Nika nr fanelle 12 Ardit Nika dhe nr ID. 000766M98. Motivi: Në minutën 90+ ndërhyn në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Prishtina.

Ndaj: SC ”Gjilani”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojn gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi.

Ndaj: Drejtorit sportiv të SC ”Gjilani”, Sevdail Robelli nr personal 1018134574. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Llapi.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Rahoveci”, Arianit Kuqi nr faanelle 12 dhe nr ID.003344M91. Motivi: Ndërhyn në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rahoveci – Drenasi.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vushtrria”, Petrit Tahiri nr fanelle 1 dhe nr ID..012745M93. Motivi: Ndërhyn në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vushtrria-Rasmiz Sadiku",  - njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat