Zhurma e Kosovës ndaj Zvicrës për Uranin

Futboll

Zhurma e Kosovës ndaj Zvicrës për Uranin

Nga: K. Goca Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:52
Uran Bislimi

Në muajin shtator do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. 

“Menaxheri i skuadrës së Kosovës, Bajram Shala, tashmë ka nisur një sulm gjithëpërfshirës.

Kosova është në temperaturë pune! 

Trajneri i kombëtares Alain Giresse (70 vjeç) është në dispozicion për t'iu përgjigjur pyetjeve të mediave para sfidave të ardhshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Por emisioni në këtë konferencë për media i takon menaxherit të ekipit Bajram Shala. Arsyeja: Mesfushori i Luganos, Uran Bislimi (23).

Bislimi, i cili luajti dy miqësore (1 gol) për Kosovën nëntorin e kaluar, është tërhequr nga shteti ballkanik jo për herë të parë, sipas Shalës.

“Fluturimi ishte prenotuar tashmë, por si në shtator ai e pranoi thirrjen dhe më pas e anuloi sërish’, thotë zyrtari.

Një anulim tjetër nuk do të ndodh sepse Bislimi thjesht nuk do të marrë më thirrje. Kosova nuk është më opsion për lojtarin e Superligës.

Shala vazhdon: “Ai e puthi emblëmën e Kosovës kur shënoi golin e parë”. 

Lugano thuhet se ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës me email se mesfushori nuk do të donte të humbiste mundësinë për të luajtur për Zvicrën në të ardhmen. 

As Lugano dhe as Bislimi nuk kanë dashur të komentojnë këto pretendime”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat