Ronaldo, gati të vendosë rekordin historik

Futboll

Ronaldo, gati të vendosë rekordin historik

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:03
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është 38 vjeç. Nuk luan më në elitën e futbollit, por në Arabinë Saudite prej janarit. Megjithatë, karriera e tij vazhdon të japë tituj dhe të thyejë rekorde. CR7 do të ketë mundësinë të bëhet lojtari me më shumë ndeshje në historinë e çdo kombëtareje në botë.

Kapiteni portugez arriti Botërorin e kaluar kuotën e 196 ndeshjeve ndërkombëtare me Portugalinë, një shenjë që askush nuk e ka kaluar në historinë e asnjë kombi. Ato 196 ndeshje janë të njëjta me kuvajtianin Bader Al-Mutawa, i cili luajti për herë të fundit (ndeshjen e 196-të) më 14 qershor 2022.

Cristiano do të luajë ndeshjen e 197-të kundër Lihtenshtajnit, nëse Roberto Martínez i jep besim të enjten. Gjithçka duket tregon se po, megjithëse nuk dihet nëse në fillim apo në pjesën e dytë. Ronaldo bëri debutimin e tij më 20 gusht 2003 dhe ndeshja e tij e fundit, për momentin, ishte ajo e 10 dhjetorit 2022 në Katar. Këto dy ekstremitete kohore i ndajnë 19 vite e 112 ditë. Të enjten do ta zgjerojë atë rekord.

Thënë kjo, CR7 nuk do të ndalet me kaq. Ai mund ta rrisë rekordin personal dhe me sa duket do të kalojë 200 ndeshje me Portugalinë, pasi synimi i tij është të arrijë finalet e “Euro 2024” në Gjermani, të paktën.

Dhe pikërisht sulmuesi i Al-Nassr, në moshën 38-vjeçare do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e kombëtares portugeze për angazhimet e radhës në fazën kualifikuese për Europianin e radhës. Pasi ka luajtur në Botërorin e Katarit pa ekip, legjenda portugeze do të ketë një mundësi të re me trajnerin e ri, pavarësisht largimit të tij në Ligën e Arabisë Saudite.

“Cristiano është një lojtar shumë i përkushtuar. Ky është pozicioni im.

Ai mund të sjellë përvojë. Është një futbollist me histori shumë të rëndësishme për ekipin. Nuk shikoj moshën, unë shoh aspekte të tjera.

Cristiano ka një mundësi të madhe për ta ndihmuar kombëtaren dhe ta transferojë përvojën e tij tek pjesa tjetër e lojtarëve.

Më duket një aspekt shumë i rëndësishëm për të formuar një ekip fitues dhe konkurrues”, – shpjegoi Roberto Martínez i pyetur për CR7 në konferencën për shtyp.

Ylli nga Madeira ka luajtur gjithsej 196 ndeshje me kombëtaren portugeze, ku është kapiten dhe ka shënuar gjithsej 118 gola që nga debutimi i tij në moshën 18-vjeçare, në vitin 2003. Ai ka luajtur gjithsej pesë Kampionate Evropiane dhe pesë Kupa Bote.

Ecuria e Cristianos në këto 196 ndeshje ka qenë spektakolare, sepse raporti i tij më i ulët i golave, çuditërisht… ose jo aq shumë, ka qenë në lojëra ku nuk kishte asgjë për të fituar, pra në miqësoret: 52 ndeshje dhe 20 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat