Kjaer “ankohet” te Milani

Futboll

Kjaer “ankohet” te Milani

Më: 23 mars 2023 Në ora: 12:56
Simon Kjaer

Simon Kjaer dëshiron të gjejë më shumë hapësirë në Milano dhe e bën të qartë pa shumë fjalë që nga grumbullimi me kombëtaren.

“Ndeshja kundër Tottenhamit ishte ndoshta më e mira që nga dëmtimimi, kështu që fakti që nuk kam luajtur që atëherë më ka lodhur padyshim. Ndonjëherë shkon si të duash, herë jo.

Në fund, është gjithmonë vendimi i trajnerit. Kam dy muaj që stërvitem vazhdimisht dhe nuk e kam bërë për tetë vjet. Ndihem më pozitiv, fizikisht jam në krye të formës.

Edhe pse do të jem 34 vjeç të dielën, kam të njëjtën uri dhe energji për të luajtur futboll.

Të vazhdoj të jem një lojtar i mirë është synimi im dhe ende ndihem se jam, nuk e kam humbur vullnetin që kisha kur isha i ri”, është shprehur mbrojtësi danez.

Dëmtimi bëri që Kjaer të humbiste 28 ndeshje me Milanin këtë sezon dhe forma e mirë e mbrojtësve të tjerë të Milanit, ka bërë që emri i tij të jetë në hije tashmë që është i rikuperuar nga problemet fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat