"Besa Besë” në Tel Aviv, tifozët karikojnë Kosovën për fitore

Futboll

"Besa Besë” në Tel Aviv, tifozët karikojnë Kosovën për fitore

Më: 25 mars 2023 Në ora: 17:35
Pamje nga stadiumi Tel Aviv, tifozët tanë

Kosova është gati për të nisur rrugëtimin europian.

Dardanët zbresin pas pak në fushën e “Bloomfield Stadium” për ndeshjen ndaj Izraelit.

Në Tel Aviv nuk mungojnë tifozët shqiptarë.

Në shkallët e stadiumit kanë nisur koret në mbështetje të djemve të Giresse, me të famshmen “Besa Besë”.

Kosova luan sfidën e parë të eliminatoreve të Euro 2024.

Pjesë e grupit I janë edhe Zvicra, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Tri ditë më vonë, Kosova luan duelin e dytë në grup përballë Andorrës, përballje që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat