Sylvinho me grup të plotë në Poloni

Futboll

Sylvinho me grup të plotë në Poloni

Më: 25 mars 2023 Në ora: 21:27
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e së premtes seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” para nisjes për në Varshavë.

Si zakonisht grupi i ka nisur përgatitjet në qendrën e fitnesit për disa minuta.

Më pas u spostuan në fushë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Myrto Uzuni janë stërvitur rregullisht me grupin.

Dy lojtarët nuk ishin pjesë e grupit një ditë më parë. Duke bërë më shumë fizioterapi për shkak të shqetësimeve nga lodhja muskulore.

Gjithsesi, stafi mjekësor ka konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe lojtarët i janë rikthyer stërvitjes me shokët e skuadrës.

Për rreth 90 minuta skuadra ka zhvilluar ushtrime fizike.

Duhet theksuar se atmosfera është shumë e mirë dhe kombëtarja ka vijuar përgatitjet në kushte mjaft të mira në Shtëpinë e Futbollit.

Kuqezinjtë nisen mëngjesin e së dielës drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë e kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat