Marotta sfidon Juven

Futboll

Marotta sfidon Juven

Më: 26 mars 2023 Në ora: 15:50
Marotta

Së fundmi ata janë sfiduar në kampionat, ku fitoi skuadra e trajnerit Massimiliano Allegri.

Por rivaliteti mes Inter-it dhe Juventus-it është shumë i madh, dhe në të ardhmen dhe veçanërisht në merkato, mund të çojnë në një verë të nxehtë si për zikaltrit ashtu edhe për bardhezinjtë.

Sepse, siç e dimë, synimi për vitin e ardhshëm do të jetë rikthimi në ekuilibër i luftës për titull, pas dominimit absolut të Napol-it të Spalletti-t  këtë sezon. Dhe nga ky këndvështrim, boshllëqet e dukshme te skuadrat e Allegri-t dhe Inzaghi-t do të duhet të plotësohen detyrimisht.

Bardhezinjtë do të duhet të ndërhyjnë në çdo repart të ekipit: nga sulmi, ku Vlahovic mund të thotë lamtumirë, në mesfushë ku Rabiot dhe Paredes mund të mos jenë më të pranishëm, deri te mbrojtja që do të jetë reparti më i prekur nga ndryshimet.

Një situatë shumë e ngjashme me atë të Inter-it duke qenë se Dumfries do të largohet për të mbledhur para, Gosens mbetet në dyshim dhe dyshja Skriniar-de Vrij është pothuajse e sigurt që do të thotë lamtumirë me kosto zero qershorin e ardhshëm.

Për këtë arsye vëmendja e dy klubeve është drejtuar te mbrojtja dhe në veçanti te roli i mbrojtësit të majtë. Juventus, pikërisht aty, po përpiqet të rinovojë kontratën e Alex Sandro-s, por ende po kërkon profile të talentuara për të ndërtuar një ekip më konkurrues në të ardhmen.

Dhe këtu shënjestra e Marotta-s dhe e drejtuesve bardhezinj është drejtuar nga Amsterdami dhe veçanërisht nga Ajax-i. Lojtari i preferuar është Owen Wijndal, i cili u transferua verën e kaluar nga AZ Alkmaar për vetëm 10 milionë euro dhe që tani vlerësohet nga Ajax jo më pak se 20-25.

Janë 22 paraqitje mes kampionatit dhe kupave me 4 asiste për mbrojtësin e krahut të lindur në vitin 1999. Juventus-i e pëlqen atë, por ai ndiqet me më shumë interes nga Interi që ka kartën e Gosens për të luajtur: të shitet gjermani dhe një pjesë të madhe të të ardhurave të investohet pikërisht për xhevahirin e Ajax-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat